Meta shtrihet në bar me Mamaqin dhe flet për Ramën, Berishën e LSI

Nuk rri pa bërë surpriza Ermal Mamaqi. Por nuk ia ka përtuar as Presidenti Meta. “Xing” njihet për surpriza dhe humor të paparë. Ilir Meta sonte do jetë në orën 21:00 në “Xing” në TV Klan, thotë Ermal Mamaqi. Dhe ka nisur tre foto, por njëra të bën të shkrihesh se si Ermal Mamaqi dhe Ilir Meta janë shtrirë në një stan në male. Por se çka kurdisur Mamaqi ndaj Ilir Metës pritet të mësojmë në ora 21.00.

Foto dhe video të realizuara në mënyrë artistike nga Ermal Mamaqi me Presidentin Meta. Stafi i Mamaqit njofton se është emision i paparë, ndaj ndiqeni në ora 21.00.

Kryeministri i preferuar?

Pa e nisur ende mirë intervistën, Presidenti Meta ka shkaktuar të qeshura të shumta me batutat e tij.

Vetëm pak pas mbërritjes së Metës në studio, moderatori i emisionit Ermal Mamaqi, deklaroi se intervistën nuk do ta niste ai, por një person që aspiron të bëhet kryeministër.

“Aleksandër Frangaj?”- pyeti menjëherë presidenti duke shpërthyer më pas në të qeshura së bashku me publikun dhe Mamaqin.

“Pse, Sandri aspiron të bëhet kryeministër?”-vijoi më tej Ermal Mamaqi, ndërsa Meta iu përgjigj: “Ai nuk e ka thënë asnjëherë, megjithatë nuk e besoj… Po këtu s’ka mandat!” Mirëpo, personi që aspironte të bëhej kryeministër në fakt ishte Era Meta, vajza e presidentit, e cila intervistoi të atin gjatë emisionit.

Cilin do më shumë?

Të pyesësh një prind se cilin prej fëmijëve parapëlqen më shumë, zakonisht pritet vetëm një përgjigje: “Të gjithë njëlloj!” Mirëpo, në familjen e presidentit të Shqipërisë, duket se gjërat funksionojnë ndryshe dhe Meta për këtë është treguar i hapur.

Në studion e “Xing me Ermalin”, ai u pyet nga e bija Era se cilin prej tre fëmijëve ai pëlqente më shumë si tip.

“Po pse më provokon, apo do ta dëgjosh gjithmonë që ti je mbi të gjithë?”-iu përgjigj Meta së bijës, e cila është më e vogla në familjen e tyre. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë tre fëmijë së bashku: Borën, Besarin dhe Erën.

PJESË NGA INTERVISTA
Si kam lindur unë?

Nuk ta ka treguar mami akoma? Kam qëlluar në Gjermani atë ditë se nuk donin që të më shqetësonin.

Nuk po të pyes kë pëlqen më shumë nga ne të tre, por kë pëlqen më shumë si tip?
Pse më provokon? Të tre

Pse nuk bëhen gratë presidente?
Po dhe mund të bëhen, por shpresoj që mos të jem burri i parë.

Pse martohen të rriturit?
Që të kenë fëmijë.

Qe të kenë fëmijë apo dhe të kurorëzojnë dashurinë?
patjetër, martesa me dashuri bëhet.

Pse u martove me mamin?
Ta dija se do më intervistonte mua dhe ti nxirrte emocionet Mamaqit.
Do që të bëhem si ty apo si mami?
Unë dua të bëhesh si Era.

Pse nuk më ke pyetur kurrë se kë dua më shumë, ty apo mamin?
Sepse unë nuk mërzitem nëse ti do mamin.

Më ke gënjyer ndonjëherë?
Njëherë kur më dërgoje dëshira me letra babagjyshit pak kohë më parë.

Lutja e Erës për Babagjyshin

Era Meta, vajza e presidentit të Republikës, ka surprizuar të atin në emisionin ‘Xing me Ermalin”, ku e ka gozhduar atë me pyetje të sikletshme. Një prej tyre, ishte pyetja nëse Ilir Meta e kishte gënjyer atë ndonjëherë.

“Ndonjëherë, kur i dërgoje letra me dëshira Babagjyshit para pak kohësh. Dhe i lutej që të kishte sa më shumë pushime gjatë vitit shkollor.”-rrëfeu presidenti Meta, duke treguar kështu se edhe Era ka të njëjtat dëshira si pjesa më e madhe e moshatarëve të saj.

Historia epike e gjimnazit

I pyetur nëse i kishte ardhur ndonjëherë për të qeshur në mes të ndonjë takimi serioz, presidenti  Meta, i ftuar në “Xing me Ermalin”, kujtoi një rast nga koha e gjimnazit në shkollën “Sami Frashëri”.

“Në një orë mësimi matematike, kishim një profesor shumë serioz dhe shumë kërkues, por zëvendësues, kështu që ne nuk ishim shumë të qetë sepse nuk ishte ky që do të na vlerësonte në fund dhe bënim pak zhurmë në klasë.”-kujtoi Meta.

“Në krahun tjetër të klasës ishte shoku ynë që e kishte mbiemrin Dudi. Profesori bëhet nervoz dhe e thërret: ‘Dudi! Ngrihu në këmbë!’ Ky nuk e priste këtë, dhe fillon ngrihet avash avash dhe ishte shumë i gjatë. Kur i thotë profesori: ‘Ç’më ngrihesh ashtu, sikur të jesh qindra mijëra vjeçar?!’

Kur i thotë ashtu, plasi e qeshura, unë qeshja me të madhe dhe ata të klasës më shumë qeshnin se po qeshja unë dhe më thotë profesori: ‘Meta, ndalo të qeshurën! Kur qesh ti qeshin dhe muret!’ Kur tha këtë, nuk ngeli më njeri pa qeshur e mur pa u tundur. Kështu profesori mori regjistrin dhe iku.”-tregoi Meta.

Zbardhet pasuria e Presidentit Meta

Duke qenë prej më shumë se dy dekadash një prej emrave më të rëndësishëm të politikës shqiptare, ekziston një mendim i përgjithshëm se presidenti Ilir Meta është njëri shumë i pasur dhe pikërisht për këtë çështje, ia u pyet në emisionin “Xing me Ermalin.

“Njerëzit mendojnë se jeni shumë i pasur… A keni biznese?”-pyeti Mamaqi, ndërsa Meta shkriu së qeshuri publikun me përgjigjen e tij.

“Prandaj doje të më kërkoje lek borxh ti?”- u përgjigj presidenti, duke shtuar më tej se pasuria e tij më e madhe është familja, miqësia dhe fjala e dhënë, ndërsa të tjerat janë thjesht gojëdhëna.

Meta ia thotë me vargje Ermalit

Ndër vite jemi mësuar që Ilir Metën, ta shohim në rolin e politikanit serioz, aq më tepër tashmë që është në postin e Presidentit të Republikës. Por mbrëmjen e sotme në emisionin “Xing me Ermalin”, Meta duket se e ka zhveshur kostumin serioz për t’ju bashkuar Ermal Mamaqit në një mbrëmje tejet komike.

Pasi moderatori e përshëndeti Metën me një version të personalizuar të këngës “Ngjyra e Kuqe”, ky i fundit ia ka kthyer respektin dhe ka lënë  pa fjalë publikun, duke ia marrë një kënge me çifteli.

Meta nisi të këndonte këngën e Hajredin Pashës, por e ndërpreu, për t’i kushtuar Mamaqit një tjetër këngë. “Nesër vjen o Viti i Ri, me hare e dashuri, një urim o për çdo shqiptar, Viti i Ri të jetë sa më i mbarë! Me humor o të na kënaqi, si të shtunën Ermal Mamaqi!”-këndoi Meta, duke surprizuar jo vetëm publikun po edhe moderatorin e emisionit.

Ja ç’mendim ka për Ramën, Berishën dhe Bashën

Në një rubrikë të emisionit ‘Xing em Ermalin”, presidenti Ilir Meta iu përgjigj disa pyetjeve të moderatorit Ermal Mamaqi, duke zgjedhur si përgjigje alternativat që ai i propozoi. Ndër të tjera, Metës iu desh të jepte mendimin e tij edhe për kryeministrin Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Ç’mendim ke për Edi Ramën: I bukur, fashionist, tradhtar, i gjatë, legen, gjeni?”- e pyeti Mamaqi Metën, i cili surprizoi me përgjigjen e tij. “Fashionist gjeni!”-u shpreh presidenti.

Ndërsa për Berishën, Mamaqi i dha si opsione: Zotni, lider, i lodhur, plak. “Edhe zotni, edhe lider, edhe i palodhur, edhe i ri!”-u përgjigj Meta.

Ndërsa për pyetjen se ç’mendim kishte për Lulzim Bashën, Mamaqi nuk i dha atij asnjë aletrnativë, dhe Meta u përgjigj: ‘Shumë i mirë!”

Dy dëshirat e mëdha

Duke kujtuar të shkuarën dhe netët kur kishte fjetur nëpër stane së bashku me çobanët, presidenti Ilir Meta rrëfeu se sa shumë e kishte marrë malli për atë eksperiencë, të cilën së fundmi mundi ta ripërjetojë shkurtimisht gjatë emisionit “Xing me Ermalin”.

Në një stan të improvizuar, ai së bashku me Ermal Mamaqin u shtrinë mbi kashtë dhe teksa “panë një yll që binte”, Ermali e ftoi Metën të shprehte një dëshirë, me të cilën ai ka shkaktuar të qeshura të shumta. “Më jep fjalën që do të më ndihmosh ta realizojmë së bashku.

Po nuk varet vetëm nga ty, varet edhe nga Ami.”-iu drejtua Mamaqit presidenti dhe pasi mori konfirmimin e moderatorit, tregoi dëshirën. “Kam një premtim të pambajtur që nga koha e LSI-së. Bëhet fjalë për të kurorëzuar edhe njëherë mikun tënd dhe të Bes Kallakut, Ard Daullxhiun!”-u shpreh Meta.

Ndërsa me rënien e një tjetër ylli, Meta tregoi dëshirën e dytë. “Mendova që të mos na shohin të shtrirë kështu pranë e pranë, se kushedi, s’do të pushojnë gojët e liga!”- u shpreh presidenti.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU