Ilir Meta ka dhene edhe disa nga arsyet, sipas tij, përse Lulzim Basha u tërhoq vetem dy dite me pare nga kerkesat e tij per qeveri teknike dhe pranoi marreveshjen e arritur me kryeministrin Rama.
“Ka bërë shumë mirë që është tërhequr, dëshiroj të them sepse në fakt duhet të ishte tërhequr një muaj më parë, më mirë vonë se kurrë, ndoshta ndienja e përgjegjshmërisë.
Sipas mendimit tim përvec faktorit ndërkombëtar, dhe mesazhit të SHBA, kanë qenë partitë aleate të PD, ata ishin shumë realist dhe e kuptonin, u dhanë disa garanci që asnjëherë më parë nuk i ishin dhënë një opozite dhe natyrisht s’mund të cohej më tej një krizë që mund të conte në përleshje me pasoja të paparashikueshme.
Reflektuan dhe kjo eshte nje gje shume e mire. Kjo nuk na ndihmon te kemi zgjedhjet qe duhet te kishim shume ceshtje te tjera duhet te ishin zgjidhur para nje viti”, tha Meta.
Kreu ne detyre i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ne nje moment qe po fliste per Sali Berishen, u pyet nga Arian Cani: “Si e le doktorin?”
“Nuk ishte ditë e lumtur për mua, por isha i detyruar…ne jemi ndarë shumë mirë, për arsye politike më pas mund të ketë pasur qëndrime dhe deklarata por unë kam konsideratë të vecantë”, tha ai.
Takimi me Berishën
Meta, ka komentuar ne studion e Arian Canit edhe kafen qe ka pire te enjten me Sali Berishen, ne nje kohe kur Rama dhe Basha ishin te mbyllur ne Pallatin e Kongreseve per te formuluar me detaje marreveshjen politike qe i dha fund krizes.
“Doktori është pika ime e dobët dhe pika ime e fortë, në kuptimin pozitiv, së dyti ajo ditë ka qenë fare normale, kam ngrënë një drekë në katin 21 dhe natyrisht kam pasur edhe kënaqësinë të përshëndetem me doktorin.
C’rëndësi ka i shkova, shkoi. Kam vlerësuar rolin e tij në zgjidhjen e kësaj krize se të jemi të sinqertë doktori ka pasur rolin e tij pozitiv. Diskutuam për datën e zgjedhjeve se ishte vendosur”, tha Meta.
Ilir Meta ka bere gjithashtu nje deklarate te forte ne studion e Arian Canit, kur ky i fundit po e pyeste per koalicionet paszgjedhore.
Nen ze, Meta ka thene “71 me PD”, duke iu referuar PS dhe deklarates se Rames, por qe nuk eshte degjuar mirë dhe per kete, Cani i kerkoi ta perseriste.
“Thuaje dhe nje here, the 71 me PD?”, tha Cani dhe Meta e konfirmoi me te qeshur. Rama tha sot nga Korca se LSI dhe PD duan te dalin force e pare, por PS do ta nise me 71 deputete pas zgjedhjeve.
Lista e LSI për Tiranën është “Republika e Re”
Ilir Meta tha se deri ne zgjedhjen dhe betimin si presidenti i vendit, do te kontribuoje per LSIne, si anetar i saj, dhe do te shkoje ne takimet elektorale ne Tirane per te bere thirrje per vota per kandidatet e prezantuar ne listat e saj per deputete.
Ai ka permendur edhe nje shprehje qe ka çuditur, “republika e re”, per listen e Tiranes. “Tani jam anëtar i LSI, do shkoj të them votoni Klajdën, Kejdin, Ardit Çelën, listën e Tiranës, se kjo është tamam Republika e Re, merreni shikojeni listën e Tiranës, dhe ju bëj thirrje të gjithë partitë që kanë njerëz të rinj t’i cojnë në Parlament që të mos zihen më që jo ka qenë i dënuar etj. Të zgjidhen këto probleme”