Meta reagon për Teatrin Kombëtar: Qeveria dhe Bashkia t’i dëgjojnë artistët

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas letrës që i dërguan artistët, që kërkojnë të anulohet vendimi për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Presidenca njofton se Meta po ndjek me vëmendje  shqetësimin e komunitetit të artistëve.

Meta i bën apel qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.

Njoftimi:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po ndjek me vëmendje të veçantë dhe në vijimësi shqetësimin e komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, të kthyer tashmë në një debat publik.

Presidenti i Republikës organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme.

Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU