Duket se kreu i shtetit qartazi tashmë është pozicionuar kundër mazhorancës qeverisëse, ndonese si funksion kushtetues e ka si detyrim që të jetë President i të gjithëve. Por me afrimin e zgjedhgjeve vendore, ai duket se e ka zgjedhur tashmë anën e tij, duke mos ndaluar vetëm me dekretet, por edhe me çdo ligj të miratuar nga mazhoranca. Brenda ditës së sotme ai ka kthyer në Kuvend dy ligje atë “Për noterinë”, dhe pak minuta më parë atë “Për kadastrat”. Eshtë e paqartë numëri i ligjeve që janë në Presidencë për dekretim, por duket se dhe ato do të kenë të njëjtin fat si këto dy ligje të sotme. Tani te pakten e dime se kemi ‘de facto’ President te nje pale… jo se nuk e dinim me pare. /a.meta/javanews.al