Messi? Pele: Nuk krahasohet me mua dhe Maradonën

Legjenda braziliane, Pele ka krahasuar veten e tij  në raport me Lionel Mesin. Ai ka përfshirë në këtë debat edhe rivalin më të madh të të gjitha kohërave,  argjentinasin Diego Armando Maradonën. Braziliani është shprehur se argjentinasi ka vetëm një aftësi, ndërsa shton se kjo është këmba e majtë.

“Si mund të bëni një krahasim mes një djaloshi, i cili përdor topin mirë, gjuan me të djathtën dhe me të majtën, dhe tjetri, që gjuan vetëm me një këmbë, ka vetëm një aftësi dhe nuk e udhëheq topin mirë? Për tu krahasuar me Pele duhet të jetë dikush, që gjuan mirë me të dyja këmbët, por shënon edhe me kokë”, tha Pele.

Braziliani  vendosi veten mbi argjentinasin, por nuk la pa përmendur edhe Mardonën, të cilin e cilëson si një nga ish-lojtarët më të mirë, madje  më të mirë se lojtarin e Barcelonës, Lionel Mesin.

“Sa më përket mua, Maradona ishte një nga lojtarët më të mirë, ndonjëherë. Nëse më pyet mua a ishte ai më i mirë se Mesi atëherë unë do të them ‘Po’. Edhe Bekenbauer dhe Krujf ishin po ashtu të shkëlqyer”, shtoi ai.

a.çupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU