Messi dhe Ronaldo, sëbashku bënë epokën me 1.260 gola!

1.260 gola, kaq kanë shënuar Messi dhe Ronaldo së bashku deri më tani.Fituesit e 10 Topave të Artë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo – do të mbahen mend gjatë për historinë që kanë shkruar në futboll dhe rekordet e shumta që kanë thyer deri më tani e që po vazhdojnë të thyejnë, shkruan Gazeta Express.

Për ta, het-trikët kanë qenë si për dikë një gol dhe kanë realizuar një numër të madh të tyre që nëse do t’i bënim së bashku, shifrat do të ishin vërtet mbresëlënëse.

Ronaldo 647, Messi 613 – së bashku kanë shënuar plot 1.260 gola dhe duke parë spektaklin që po dhurojnë çdo edicion, këto shifra do të vazhdojnë të rriten sezon pas sezoni.

Një ditë, Messi dhe Cristiano do t’i varin atletet kështu që nuk duhet humbur shumë kohë duke bërë krahasime, shijoni magjitë e dy më të mirëve në histori para se t’i thonë lamtumirë futbollit të luajtur, atëherë të gjithë do ta kuptojnë më së miri kush ishin Leo dhe Cristiano, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU