Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste është dërguar porosia e qartë se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Ballkanin dhe se duhet vazhduar rrugën drejt Evropës së bashkuar.
Kështu ka porositur shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, përmes një shkrimi në bllogun e saj.
“Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Trieste, ka dërguar një mesazh të qartë se dyert e BE-së janë të hapura për vendet e Ballkanit”, ka shkruar shefja e diplomacisë evropiane në blogun e saj.
Ajo thotë se gjatë samitit është punuar edhe në disa projekte praktike për bashkëpunimin rajonal, avancimin e transportit dhe rritjen e shkëmbimeve në Ballkan.
Mogherini theksoi se samiti i Triestes ishte edhe një rast për “bisedime të gjata” me presidentin francez Emmanuel Macron për Ballkanin, Afrikën, situatën në Gjirin Persik dhe mbrojtjen evropiane.
a.ç