Mesazhi prekës i policit të Fierit për Saimir Tahirin

Pas lajmit për largimin e Saimir Tahirit nga Ministria e Brendshme, kanë qenë jo të pakta reagimet nga radhët e Policisë dhe jo vetëm. Pas një surprize të veçantë që i bënë një ditë më parë punonjësit e Komisariatit Rrugor të Tiranës, një tjetër dedikim i veçantë vjen nga Fieri. Një punonjës i policisë në Fier, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” në profilin e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, vlërëson punën e bërë nga Saimir Tahiri gjatë periudhës që ka drejtuar Ministrinë e Brendshme.

POSTIMI I PLOTE
Ministër Tahiri,
Në një nga takimet që bëtë ju me punonjësit e policisë të Qarkut tonë, na u drejtuat me një batutë ” Eh sa Ministra keni kaluar në profesionin tuaj ju”.

Është e vërtetë, kemi kaluar shumë Ministra. Midis nesh ka punonjës policie me një karrierë 40 vjeçare, por ka dhe punonjës policie shumë të rinj, djem e vajza që kanë rreth një vit pune.

Ne jemi punonjës policie që jemi përballur me ndërrime sistemesh, me prishje masive të rendit e sigurisë, me ngjarje kriminale të rënda etj; por situatat më të vështira për ne kanë qenë kur na përbaltnin, na fyenin, na demotivonin apo nuk mendonin për ne dhe familjet tona.

Ndaj ne, ne radhën e Ministrave që kemi parë po ju veçojmë Ju dhe me shumë mirënjohje ju themi FALEMINDERIT.

Ju falënderojmë sepse edhe ne kemi arsye për të qenë krenarë për atë kohë që punuam me ju. Sepse punën tonë të mundimshme ju e bëtë me fisnike, më qytetare, e çliruat nga muret e larta ngjyre gri dhe e hapet për ne dhe publikun.

Tashmë qytetarët priten, dëgjohen me kujdes në zyrat tona dinjitoze nga vajza të qeshura e plot etikë, larg katrorëve të sporteleve me xhama të thyer e vrazhdësisë të atij që mundohej të të dëgjonte.

Ne punonjësve të policisë me pasion për profesionin ju na rinuat me shumë djem e vajza, na veshët bukur ,na hapet shkollën e mbyllur prej vitesh, na mbështetët financiarisht, ndaj sot ndihemi dinjitozë në detyrën tonë për t’i shërbyer qytetarëve.

Po, vërtetë kemi kaluar shumë Ministra, por Ju do t’ju mbajmë mend si të vetmin qe u bë njëri prej nesh, na dëgjuat për shumë halle, na uruat për shumë gëzime dhe na vlerësuat për punën e vështirë.
Faleminderit Ministër TAHIRI.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU