Pas dhunës ndaj efektivëve të policisë, nga banorët e Astirit që po protestojnë para parlamentit, ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj
“Ky vend nuk kthehet më pas nga salinjtë” shkruan Veliaj në Twitter, ndërsa thekson se e gjithë Tirana është në mbështetje të Policisë së Shtetit, shkruan javanews
“E gjithë Tirana e ndershme dhe e drejtë, është në mbështetje të Policisë së Shtetit e djemve dhe vajzave në uniformë!
Shërim të shpejtë Komandant Dhimitraq Ziut dhe efektivëve të lënduar.
Keni të gjithë solidaritetin e kryeqytetit!
Ky vend nuk kthehet më pas nga salinjtë”, nënvizon Veliaj.
Javanews/a.ç