Merr makinë me qira në Tiranë, e shet në Fier për 1500 euro

Një djalë i ri është në kërkim nga policia pasi ka shitur makinën që e kishte marrë me qira.

Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale E.Z, 24 vjeç, banues në Lezhë.

Mësohet se 24-vjeçari ka marrë me qera dy ditore mjetin autoveturë tip “BENZ” me targë AA 796 MB, shtetasit A.B, 49 vjeç, banues në Tiranë, pronar i subjektit “ALFATINO” Sh.P.K Tiranë, me aktivitet për dhënien e makinave me qira.

Por i riu duke thyer kushtet e qirasë e ka shitur mjetin në qytetin e Fierit, për një shumë prej 1500 euro.

Pas hetimeve policia e Fierit ka bërë të mundur gjetjen e kësaj makine.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale të vjedhjes.

Panorama/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU