Merr fund “mallkimi” 18-vjeçar, Alaves mund Realin dhe e zhyt në krizë

Alavesi e ka tronditur Real Madridin me një gol të dekondave të fundit duke e mposhtur 1-0 në Vitoria-Gasteiz.

Alavesi ishte në kërkim të fitores së parë ndaj Real Madridit që prej sezonit 1999-2000 dhe ai doli mbarë në momentet e fundit të takimit falë Garcias, i cili shënoi në minutën e pestë të kohës shtesë.

Reali Madridi i Julen Lopeteguit është futur në një krizë rezultatesh tani, pasi ka plot katër ndeshje pa shënuar gol, duke mos fituar në tri takimet e fundit në ligë./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU