Merkel u paralajmërua nga DASH për sulm terrorist në Berlin

Inteligjenca gjermane dhe vetë kancelarja Angela Merkel ishin paralajmëruar për sulme të mundshme terroriste kryesisht në tregjet e Krishtlindjeve, vetëm një javë para sulmit të tmerrshëm në Berlin, ku një militant që dyshohet të jetë nga radhët e ISIS, vrau 12 persona dhe plagosi 48 të tjerë, teksa u përplas me shpejtësi në turmën e njerëzve që bënin blerjet e fundit para festës së Krishtlindjeve.

Shërbimet inteligjente amerikane, veçanërisht ekspertët kundër terrorit paralajmëruan Europën për rritjen e rrezikut për sulme të mundhshme terroriste, kryesisht në prag të festës së Krishtilindjeve.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se kishte “informacione të besueshme” se militantët islamikë po planifikonin sulme mbi të gjithë Europën gjatë sezonit festiv.

Me anë të kësaj deklarate DASH, rekomandonte turistët që të kishin “kujdes në festivale, organizime masive apo tregjet e hapura”.

“Shërbimet e inteligjencës evropiane ishin të vetëdijshëm për kërcënimin në të gjithë kontinentin në prag të Krishtlindjeve”, raporton britanikja Express.

Javën e kaluar policia gjermane arrestoi një 12-vjeçar, i cili dyshohet se do të bombardonte një treg Krishtlindjesh në qytetin Ludwigshafen. I mituri gjermano-irakian u akuzua se vepronte në emër të ISIS, por pas hetimeve u la i lirë, për shkak të moshës.
BW/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU