Merkel sot uron një takim kokë më kokë me Erdoganin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel shpreson të ketë sot në Bruksel një takim kokë më kokë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e samitit të Aleancës Atlantike.

“Është e mundur që një takim me presidentin turk Erdogan të zhvillohet në kuadër të samitit”, deklaroi zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert në një konferencë shtypi.

”Nëse ky takim kokë më kokë do të konfirmohet, ka një numër çështjesh të aktualitetit që kancelarja dëshiron të ndalet, veçanërisht të drejtën e vizitës së parlamentarëve gjermanë tek ushtarët tanë”, shtoi zëdhënësi i Merkelit.

Pa shpjegime zyrtare, Ankaraja ndaloi javën e kaluar deputetët gjermanë të shkonin në bazën turke të Incirlikut, ku ndodhen ushtarët gjermanë për të marrë pjesë në operacionet e koalicionit ndërkombëtar kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik.

Në rast të takimit mes Angela Merkel dhe Recep Tayyip Erdogan theksoi Seibert, do të diskutohet gjithashtu për çështjen e gazetarëve të burgosur, mes të cilëve korrespondenti gjermano-turk, Deniz Yucel dhe gazetarja gjermane, Mesale Tolu, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU