Merkel kërkon largimin e refugjatëve që shkelin ligjin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shprehet pro mdryshimit të ligjit gjerman për të lehtësuar largimin e azilkërkuesve apo refugjatëve që shkelin ligjin, pas dhunës së Vitit të Ri në Këln. Legjislacioni mundëson aktualisht vetëm dënimin me të paktën tre vite burg për të mundësuar largimin e një azilkërkuesi gjatë shqyrtimit të dosjes së tij, me kushtin që jeta e tij apo shëndeti të mos rrezikohet në vendin e origjinës.

Merkel u shpreh pro ndryshimit të ligjit pasi qeveria gjermane zbuloi se një shumicë e refugjatëve figuronin mes të dyshuarve të identifikuar deri tani nga policia federale gjermane për dhunën që ndodhi gjatë Vitit të Ri në Këln.

Kryesia e partisë së Merkel, e mbledhur në Mayence deri të shtunën për të debatuar mbi pasojat e ngjarjeve në Këln, synojnë të kërkojnë gjithashtu që azilkërkuesit dhe refugjatët të humbasin statusin e tyre në rast se dënohen me burg

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU