Merkato ndryshon Tiranën, bardheblutë e gjejnë “shpëtimin” në Afrikë

Tirana gjen “shpëtimin” në Afrikë për sulmin. Pas Romuald Ntsisiguit, dje janë vënë nën urdhrat e Ilir Dajës edhe Ifeanyi Edeh, Ndockyt Merveille dhe Moises Nkounkou. Sulmuesi nigerian ka kryer stërvitje me grupin, ndërsa dy të rinjtë e Kombëtares së Kongos kanë qenë të diferencuar.

Merkatoja nuk mund të quhet e mbyllur, pasi gjithçka varet nga forma e prurjeve më të reja, që u prezantuan si “dhuratë” për 96-vjetorin e klubit. Ata kanë arritur akordin, megjithatë fjala e fundit i takon stafit teknik.

Rreshtimi

Tirana e sezonit të ri pëson mjaft ndryshime. Nga sa është parë e provuar këto kohë, vetëm 6 lojtarë nga grupi i sezonit të kaluar mund të mbeten pjesë e formacionit. Porta është e blinduar, tashmë, pasi përveç Edvan Bakajt, në ekip është afruar edhe Ilion Lika, i cili pritet që të firmosë këto ditë zyrtarisht kontratën.

Tirana skema

Në mbrojtje s’ka risi, pasi deri më tani organika është e njëjtë si në sezonin e fundit. Në krahë pritet që të luajnë Kërçiku me Hoxhallarin, ndërsa Teqja e Muça në qendër. Ndryshime mund të ketë vetëm nëse gjendet edhe një qendërmbrojtës, derisa në klub e cilësojnë të domosdoshëm.

Para defensivës ka balotazhe, ndërsa për 3 vende, janë 4 lojtarë në dispozicion. Megjithatë, nga sa është parë, më shumë kredite kanë Taku-Karabeci-Vucaj. Por në vend të këtij të fundit shpeshherë është provuar edhe Asion Daja, i afruar nga Partizani. Sulmi është i gjithi i riformatuar. Deri më tani ka luajtur i riu Grent Halili, por me afrimin e Ifeanyi Edeh, si “pykë” do të luajë nigeriani.

Në krah të djathtë do të luajë një tjetër afrikan, konkretisht Romuald Ntsisigui, i cili është konfirmuar tashmë si blerje, ndërsa në të majtë është Ansi Nika. Sakaq, dy kongolezët deri më tani mund të llogariten si alternativa./panorama/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU