Mercedez Benz i ri E class, dalin fotot dhe detajet e para (FOTO)

Mercedes-Benz ka publikuar setin zyrtar të fotove të modelit të ri E-Class një javë para panairit të veturave në Detroit.

Këto foto të cilat janë publikuar përmes revistës Auto-Press shfaqin detaje të modelit të ri E-Class nga Mercedes-Benz të koduar me emrin W213, transmeton Express. Ky model ka elemente të marra nga modelet C-Class dhe S-Class dhe do të jetë 65mm më i gjerë se modeli paraprak dhe 2.93 metër i gjatë.

Po ashtu me elementet nga modeli C-Class është përmirësuar dukshëm aerodinamika e veturës ku ky model ka koeficient prej vetëm 0.23.

Sa i përket motorëve modeli E200 do të ketë motor 2.0 litër me benzinë, ndërsa modeli E200d do të vijë me motor me naftë 2.0 litër me turbo kompresor i cili do të prodhoj 192 kf me shpenzime të kombinuara prej 3.9l/100km. Do të ofrohen edhe motor tjerë turbo me 4 cilindra dhe me 6 cilindra si dhe motor hibrid në modelin E250e i cili kombinon motor 2.0 litër me një motor elektrik të cilët së bashku prodhojnë 275 kf. Versioni AMG vjen me një motor të përpunuar V8 4.0 litër me turbo të dyfishtë i cili prodhon 600kf.

Përveç versionit AMG, të gjitha versionet tjera të E-Class vijnë me transmisionin automatik me 9 shpejtësi 9G-Tronic.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU