Mercedesi special i vitit 1937 shitet për 9.9 milionë dollarë

Një Mercedes-Benz 540K Special i vitit 1937 është shitur për 9.9 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga “RM Sotheby”. Numri i prodhimit 130894 konsiderohet një nga ekzemplarët më të vjetër të modelit 540K që i kanë mbijetuar testeve të kohës moderne.

Modeli origjinal ishte shitur në Amerikë dhe deri tani ka të kaluara vetëm 16 mijë e 458 kilometra. Automobili ka motor 5.4-litërsh me tetë cilindra dhe me 115 kuajfuqi.

Shoferi ka mundësi të aktivizojë një turbombushës që e rritë fuqinë deri në 180 kuajfuqi dhe fuqia e motorit shndërrohet falë marshit me katër shpejtësi. Mercedesi special ishte shitja kryesore e vitit të 17-të të ankandit në Phoenix që fitoi 62.8 milionë euro nga të gjitha shitjet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU