Meksikë/ Një ditë pasi merr detyrën, Kryebashkiakja vritet në shtëpinë e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një kryebashkiake 33 vjeçare është vrarë në shtëpinë e saj nga katër persona, vetëm një ditë pasi ajo kishte marrë detyrën. Kryebashkiakja Gisela Mota, u vra në shtëpinë e saj në Temexco të shtunën. Ajo iu shtua listës së disa kryetarëve të bashkisë të vrarë gjatë viteve të fundit nga bandat e armatosura. Ky qytet meksikan njihet si territori i konflikteve për shkak të mosmarrëveshjeve të trafikut të drogës. Policia lokale ka arrestuar dy sulmuesit e dyshuar, pasi ka vrare dy te tjeret.

2FC0EEE700000578-3382393-image-a-37_1451783266861

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU