Fitorja kundër Gjermanisë nuk ishte rastësi. Meksika ka zhvilluar një lojë të mirë edhe ndaj Koresë së Jugut duke triumfuar me rezultatin 2-1.
Meksika ka kaluar në avantazh në minutën e 26-të me anë të Carlos Vela, i cili shfrytëzoi më së miri një penallti të akorduar pasi një prej mbrojtësve koreanë preku topin me dorë brenda zonës.
25 minuta para fundit, lojtarët meksikanë bënë një kundër sulm të mrekullueshëm të cilin e konkretizoi me gol Javier Hernandez Chicharito, që shënoi për 2-0.
Në minutat shtesë të ndeshjes, Son Heung-Min shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga largësia, që ishte i pamjaftueshëm për ta shpëtuar ekipin e tij.
Pas dy ndeshjeve në dy xhirot e para të Grupit F, Meksika është lider me 6 pikë, duke lënë prapa Suedinë me 3 dhe Gjermaninë e Korenë Jugore me nga 0 pikë në vendet tre dhe katër, respektivisht./a.m.