Megjithë angazhimin e Erdoganit, shkollat e Gylenit nuk mbyllen në Kosovë

Kosova nuk do të mbyllë shkollat e Gylenit edhe pse kërkesa prej qeverisë Turke është duke u bërë prej sa kohësh me presion të shtuar.

Vetë zyrtarët e lartë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, e disa ministria e deputetë i kanë fëmijët në këtë shkollë.

Ndërkohë që është hera e gjashtë që Turqia e bënë një kërkesë të tillë nga Recep Tayyip Erdogan. Anëtarë të Komisionit Parlamentar për Arsim i bëjnë thirrje shtetit turk që të qërojë hesapet politike ndërmjet rrymave politike në territorin e vet dhe të mos përzihet në politikat arsimore të vendeve tjera.

Shkollat që janë kërkuar të mbyllën në Kosovë nga Erdogani, janë shkollat ku janë shkolluar e po shkollohen shumë fëmijë të politikanëve, udhëheqësve kosovarë si dhe fytyra të tjera publike në vend.

Ky rrjet i shkollave në Kosovë është hapur nga fondacioni i Fetullah Gulenit, kundërshtari politik i Erdoganit, citohet Zëri. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU