Mediat skoceze vlerësojnë Kuqezinjtë

Sfida me Shqipërinë ka tërhequr vëmendjen e mediave në Skoci, jo vetëm se do të jetë përballja e parë mes dy kombëtareve, por edhe për performancën në rritje të kuqezinjve vitet e fundit.

Pjesëmarrja në finalet e Euro 2016 e ka shtuar vlerësimin për përfaqësuesen shqiptare. Sipas redaksisë skoceze të “BBC”, pavarësisht rezultateve me oshilacione kohët e fundit, fitorja me Izraelin i jep mundësinë Shqipërisë të kontrollojë grupin natyrisht nëse triumfon edhe në ‘Hampden Park’ ndaj Skocisë.

Veçohen si lojtarë cilësorë futbollistët që aktivizohen rregullisht në Serie A si Thomas Strakosha apo Elseid Hysaj. Superlativa edhe për Taulant Xhakën, shënuesi i golit në fitoren me Izraelin.

Gazeta “The Scottish Sun” kujton se edhe Skocisë nuk i kanë shkuar mbarë gjërat në ndeshjet e fundit. Nën drejtimin e Alex McLeish është fituar vetëm 1 ndeshje, ndërsa 4 janë humbur. Gjithsesi për McLeish ndaj Shqipërisë shikohet si një fillim i ri.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU