Mediat serbe nxjerrin planin: Nikoliç merr 20 milionë euro nga rusët për fushatën

Fushata zgjedhore presidenciale në Serbi po hyn në pjesën më të ashpër të saj. Mediat e kontrolluara nga Kryeministri aktual në Serbi, Aleksandar Vuçiç po bëjnë akuza nga më të rëndat për Nikoliçin.

Një akuzë e tillë do të paraqitet nesër para qytetarëve të Serbisë në gazetën beogradase Blic, që njëkohësisht ka edhe portalin e vet, i ranguar si portali numër një në Serbi për nga vizitat.

Kjo gazetë në ballinë të numri të nesërm e ka titullin “Sa kushton fytyra” duke dhënë edhe detaje që rusët i kanë dhënë Nikoliçit 20 milionë euro për fushatën zgjedhore presidenciale.

Sipas informatave të pakonfirmuara, Presidenti aktual, Tomisllav Nikoliç, pasi që deshtoi të marrë aprovimin e partisë së tij për kandidaturën për mandatin e dytë presidencial, i ka shkruar një letër partisë ku ka kërkuar një lloj tregtie, duke hequr dorë nga kandidatura presidenciale në shkëmbim të pozitës së Kryeministrit të Serbisë dhe udhëheqësit të partisë më të madhe në Serbi – SNS.

Një zyrtar i partisë SNS ka thënë për media se oferta e Nikoliçit është refuzuar, pa specifikuar detajet. Me kandidaturën e Nikoliçit janë marrë edhe mediat ruse, duke konformuar mbështetjen e qartë që Nikoliçi gëzon në Moskë, citohet ”GazetaExpress”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU