Mediave serbe u ka mbetur ende ora te Shqipëria e Madhe dhe shfrytëzojnë çdo rast për të vënë në dukje se Bashkimi Europian është kundër kësaj teze. Rasti më i fundit është ai i takimit të djeshëm mes kryeministrit Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Tiranë.
“Kurir” citon burime të sajat që bëjnë të ditur se Merkel i ka thënë Ramës ta harrojë Shqipërinë e Madhe. “Merkel ua ka thënë shqiptarëve hapur që të luftojnë korrupsionin dhe krimin, por edhe të harrojnë ëndrrën nacionaliste për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, thonë burimet e Kurir për takimin e zhvilluar dje në
Tiranë.
Gazeta madje ka marrë edhe qëndrimin e një analisti politik Branko Radun, sipas të cilit ky qëndrim i Merkel është logjik pasi ajo kërkon stabilitet në rajon duke pasur parasysh faktin që Greqia është në krizë.