Mediat gjermane: Shpëtimi i Merkel vjen nga…Shqipëria

Bundeskanzlerin Angela Merkel im Gespräch mit Edi Rama, Ministerpräsident Albaniens, im Bundeskanzleramt.

“Ku jemi ne atëherë?”, pyet shefi bavarez Seehofer, njëherësh edhe ministri i brendshëm i Gjermanisë, për të treguar pakënaqësinë me politikat e kancelares Merkel rreth refugjatëve.

Ai i ka dhënë dy javë afat Merkelit për të zgjidhur ngërçin e refugjatëve në BE. “Unë jam udhëheqës i CSU, një nga tre partitë e koalicionit dhe kam mbështetjen e plotë nga partia. Nëse zyra e kancelares është e pakënaqur me punën e ministrit të brendshëm, që shqetësohet për sigurinë e qytetarëve gjermanë, atëherë koalicioni duhet të përfundojë,” tha Seehofer për “Neue Deutsche Presse”, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria mund të shpëtojë pushtetin e Merkel?

Ideja e krijimit të “qendrave grumbulluese” për të zgjidhur krizën e refugjatëve në BE u parashtrua fillimisht në vitin 2016 nga kryeministri hungarez Viktor Orban, i njohur për qëndrimin e tij kundër refugjatëve. Kjo ide kohën e fundit është mbështetur hapur nga Austria dhe Danimarka që kanë propozuar Shqipërinë si vend ku duhet të ndërtohet kjo qendër grumbullimi.

“Do ishte një zgjidhje e artë për Merkel dhe BE,” shkruan media DW. Edhe pse zyrtarisht pala shqiptare thekson se nuk ka pasur asnjë bisedim rreth kësaj teme, ekspertët deklarojnë se për konservatorët e djathtë europianë Shqipëria do ishte zgjidhja më e mirë: pasi përveç që ka dalje në det dhe një port të madh si ai i Durrësit, gjithashtu është e rrethuar me male dhe do krijonte vështirësi për refugjatët që të largoheshin nga andej.

Kjo ide mbështetet edhe nga bavarezët e CSU, të cilët do e quanin si fitore në politikën e refugjatëve dhe në zgjedhjet e ardhshme do synon edhe votuesit e popullistëve të AfD. Pra një “Marrëveshje shqiptare” do ishte e një rëndësie të madhe për çtensionimin e raporteve ndër gjermane.

“Një zgjidhje shqiptare” do i shërbente edhe Shqipërisë me qeverinë socialiste, e cila do përfitonte hapjen e negociatave me BE-në, përkundër problemeve të mëdha në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit. Gjithashtu qeveria socialiste e Shqipërisë ndjehet e vetmuar karshi qeverive konservatore të djathta të shteteve anëtare të BE, shkruajnë më tej një sërë mediash gjermane.
Për këtë me një pranim nga Shqipëria të gjithë mund të mbijetonin: BE, Shqipëria dhe gjithashtu Angela Merkel dhe Horst Seehofer./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU