Mediat e huaja: Gruevski po përpiqet të arratiset nga Maqedonia

Ish Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski po planifikon që këto ditë të arratiset nga Maqedonia, bëjnë të ditur burimet e KosovaPress-it duke u bazuar në një burim ndërkombëtarë.

Po sipas këtyre burimeve, arsye që Gruevski pritet ta marrë ketë veprim është boshatisja dhe transferimi i llogarive bankare nga bankat e Maqedonisë në vende të tjera.

Po sipas këtyre burimeve, një veprim të tillë përveç Gruevskit është duke e bërë edhe ish shefi i inteligjencës maqedonase, Sasha Mijallkov dhe 4 biznesmenë maqedonas, të cilët kanë keqpërdorur fondet shtetërore.

Përveç përpjekjeve për boshatisjen e llogarive bankare nga Maqedonia, burime ndërkombëtare bëjnë të ditur se klika e afërt e Gruevskit po bashkëpunon ngushtë edhe me rusët që të shpëtojnë edhe Gordana Jankullovsken, e cila për gati 10 vjet ka mbajtur pozicionin e Ministres së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, shkruan KosovaPress.

Një fakt tjetër evident është edhe se bankat në Maqedoni po shënojnë kohët e fundit rënie të parave nga kursimet, e veçanërisht nga firmat e lidhura me pushtetin, por edhe të tjerat të cilat tashmë janë duke e çuar Maqedoninë drejt një destabiliteti.

Nikolla Gruevski është zgjedhur për herë të parë Kryeministër i Maqedonisë, në vitin 2006 dhe ka qëndruar për gati 10 vite në këtë pozicion (nga viti 2006 deri në fund të vitit 2015).

Para se të zgjidhej kryeministër, Gruevski ka qenë Ministër i Financave nga viti 1999 deri në vitin 2002 në qeverinë e Ljupço Georgievskit.

Në vitin 2003 është zgjedhur Lideri i Partisë VMRO-DPMNE, pas largimit të Ljupço Georgievskit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU