Media prestigjioze franceze: Tirana nuk duhet humbur! Ironia e Ramës: Kaq budallenj janë?!

Media prestigjioze franceze telerama ka publikuar një shkrim me 10 prej qyteteve që sipas saj nuk duhen lënë pa vizituar.

Mes tyre renditet edhe kryeqyteti shqiptar Tirana.

“Për kuriozët: Tirana”.

“I ndaluar për turizëm gjatë periudhës komuniste, në 2017 Shqipëria është një vend që duhet parë nga afër. Është një destinacion në rritje. Pikët e forcës janë bregu Adriatik, kryeqyteti Tirana,i gjallë dhe plotë ngjyra, një vend për t’u zbuluar”, shkruan “Telerama.fr”.

Linkun e ka shpërndarë dhe kryeministri Rama duke ironizuar në facebook ndaj kritikave t◄ opozitës për mënyrën se si po qeveriset Tirana dhe Shqipëria.

“Çudi e madhe! Si ka mundesi qe edhe Telerama (ju siguroj se nuk ka asnje lidhje me mua perveç ngjashmerise me mbiemrin), e perjavshmja popullore franceze sugjeron Tiranen, si nje nder dhjete destinacionet turistike te ketij vit?! Tirana e betonizuar e njemije e nje te zezave nje nder dhjete destinacionet me te preferuara per francezet?!Kaq budallenj te jene valle edhe keta?!”, shkruan Rama.

http://www.telerama.fr/sortir/tirana-turin-orleans-nos-dix-destinations-preferees-pour-2017,152332.php

/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU