Media ndërkombëtare apel Ballkanit: Integrimi europian, ndiqni shembullin e Shqipërisë!

Revista ndërkombëtare e politikave dhe biznesit “bne IntelliNews”, teksa ka analizuar perpektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor thekson se reformat e realizuara me sukses në Shqipëri, si ajo në drejtësi, e bëjnë këtë vend të jetë shembulli më i mirë për vendet e rajonit që duan të përparojnë në rrugën e integrimit.

“Shqipëria po kalon një transformim të madh të sistemit të verifikimit dhe emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nën kontrollin e monitorimit ndërkombëtar. Ka çështje të tjera specifike që do të duhet të adresohen për Bosnjën, Kosovën dhe Maqedoninë, por për Shqipërinë, BE-ja ka pranuar arritje solide në përpjekjet e saj për reforma dhe përparimin në rrugën e anëtarësimit. Një rrugë e mundshme që këto vende të bëjnë përpara do të ishte që të ndiqnin shembullin rajonal të Shqipërisë në zbatimin e reformave…”, thuhet në artikull.

Sipas “bne IntelliNeës”, Shqipëria tashmë ka marrë falënderime të forta për përparimin e bërë në fushën e politikës së jashtme, politikës së sigurisë dhe reformës së drejtësisë, si dhe dhe ka treguar energji dhe përkushtim si në zbatimin e reformave.

Në artikull citohet Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe nënkryetari i Komisionit Europian, Federica Mogherini sipas të cilës, “BE ka nevojë për këtë energji pro-evropiane të Shqipërisë brenda Bashkimit Europianë…”

Artikulli shprehet optimist kur bie fjala te pyetja nëse vendet euroskpetike do të jenë pro zgjerimit të BE kësaj here. Duke iu referuar qëndrimit që mund të mbajë Gjermania, artikulli citon Johannes Singhammer i Bashkimit Kristian Kristian (CSU) sipas të cilit:

“Nuk duhet të zhgënjejmë njerëzit e Shqipërisë, një brez i ri është rritur me shpresë e një të ardhmeje si një shtetas i BE-së. Reformat kanë nisur dhe kanë avancuar “.

Media më bazë në Londër citon edhe Kryeministrin shqiptar Edi Rama i cili flet për interesin e ndërsjellë me përfitime për të dyja palët. Ai ka bërë thirrje për mbështetje për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE në mënyrë që të injektojë një dinamizëm në të gjithë procesin dhe ta ndihmojë Shqipërinë të ndërtojë një të ardhme më të mirë për popullin e saj.

“Është e rëndësishme të kuptojmë se Shqipëria është serioze në vizionin dhe bindjen e saj evropiane,” thotë Rama.LEXO.AL

Linku: http://www.intellinews.com/comment-does-germany-hold-the-key-for-albania-s-accession-to-the-eu-139736/?source=bulgaria

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU