Me uniformat në polici, abuzohet në mënyrë uniforme…

Nga Ylli Dylgjeri

Me uniformat në polici,
abuzohet në mënyrë uniforme…

Sërisht akuzë për abuzim me uniformat e Policisë së Shtetit. Për mua ky abuzim nuk është lajm i ri. Me uniformat e policisë është abuzuar pa limit në 15-20 vitet e fundit. Ping- pongu vazhdon: Reparti 100 e gjuan topi në Ministri. Pas viteve 2000 kalvari i hetimeve me uniformat e policise nuk mbahet mënd sa kohë e muaj hëngri. U hetua për mbi 10 mijë kostume policie, që thuhej se ishin qepur në Kinë për 3-4 dollar copa. Por, ishin skarco. Hetimet dhe investigimi nxorri se i kishin prerë me shtrat të shkurtër. Policët dukeshin qesharakë kur i vishnin pantallonat.
Jo vetëm si bënim, por ua shtrëngonin allatet deri “kastrim”. Po, po, ishin prerë me masën e policit elegant kinez!
Fundi, u rifuten në një rrobaqepsi vendi, me marifete sërisht për tu ndrequr.
Sot sërisht po dëgjoj në media se prokuroria ka bllokuar dokumentacioni e tenderit të rradhës me akuzën për abuzime në prodhim.
Për të mos e zgjatur, me uniformat në polici abuzohet në mënyrë uniforme!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU