“Më emocionoi ish-polici”… Rama ironi me Pjerin Ndreun në Lezhë

Deputeti socialist Pjerin Ndreu, gjatë fjalës së tij në fushatën për anëtarësimet e reja në Lezhë, ka recituar disa vargje të Migjenit.

Ligjvënësi tregoi se me Ramën është njohur kur ai ishte polic dhe kryeministri nuk mund të ikte nga Lezha pa disa vargje të Migjenit.

“Rini thuaja këngës ma të bukur që din ti, thuaja kanges, rini, pash syt e tu…”, recitoi Ndreu.
Ndërkohë nuk kishte si të mungonte reagimi i kryeministrit i cili shkëmbeu një batutë.

“Mirëkuptoni emocionet e mija pasi një ish polic reciton poezi”, tha kryeministri Rama.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU