Më e mirë e ëma se e bija ! Shikoni mamanë e Aurela Hoxhës (FOTO)

Aurela Hoxha është shprehur se me familjen e saj ka një marrëdhënie shumë të afërt. Ajo ka treguar se me vëllezërit dhe nënën e saj është shumë e lidhur, dhe se për të, nëna e saj është një ndër femrat më të bukura që ka parë, të cilën e konsideron më të bukur se vetja.

‘Ngjaj më shumë me babin. Madje kam frikë se kur të shikojnë foton me mamin, njerëzit  do të zhgënjehen… nga unë. Mami ka qenë më e bukur se unë në rini. Kur shikoj fotografitë e saj të vjetra, mahnitem”, ka thënë ajo më parë për Living.

Së fundmi, Aurela Hoxha ka ndarë dashurinë dhe ndjesitë që ka për nënën e saj përmes një postimi në Instagram. Në një foto të realizuar nga Endrit Mërtiri, zonja Eli shfaqet e qeshur dhe shumë në formë, e ndonëse Aurela thotë se i ngjan më shumë babait, dallohet ngjashmëria që ka me të.

Aurela Hoxha shkruan se nëna e saj ka qenë njeriu që i ka mësuar vlerën e vërtetë të të bukurës, duke i shprehur dashurinë e saj:

‘Ti nuk ke instagram ( për fat të mirë) dhe nuk të pëlqejnë rrjetet sociale ( për fat të mirë) në të vërtetë nuk je aspak dakort dhe për mua që “shpenzoj”‘kohë me to ( për fat të keq) Por si mundem unë: ( po citoj tani) ‘Që rri gjithë ditën me kokë ne telefon, që përgjigjem me vonesë kur më flasin, aq e përqëndruar jam, dhe që çdo gjë e ndaj me miqtë e mi në Instagram… Të kem një foto të tillë në telefon e mos ta postoj? Më ke mësuar që bukuria e vërtetë është ajo që ne pasqyrojmë tek njerëzit me të cilët rrimë çdo ditë, dhe ti këtë ke pasqyruar te unë dhe vëllezerit e mi, që diten që na solle ne jetë. Të dua e bukura ime, ëngjëlli im, dielli im! Mam!’.  Anabel.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU