Më argëton shumë ky “debat” për reformën…

Nga Astrit Patozi

Më argëton shumë ky gjoja debati i partive të mëdha për Reformën Zgjedhore. Sidomos ajo pjesa kur e tregojnë me gisht dhe bëjnë sikur do t’i nxjerrin sytë njëra-tjetrës.

Është një betejë e ashpër që ka nisur në vitin 2015, por që nuk mbaron kurrë, se vijnë shumë shpejt votimet në Shqipëri.

Në fakt, është e vetmja gjë në këtë botë, për të cilën të tre kryetarët e mëdhenj bien plotësisht dakord edhe duke mos folur kurrë me shoshoqin.

Me shumë gjasa nuk do të mbyllet as këtë radhë dhe mos u çudisni po të dëgjoni më vonë që reformë nuk pati për të respektuar protestën e studentëve. Njësoj si kthimi triumfalist në parlament këtë javë, fiks pas 6 muajsh bojkotimi heroik.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU