Më 27 Gusht Rama-Vuçiç debat live në televizionin serb

    Pas thyerjes së akullit në Beograd vitin e shkuar të kryeministrit shqiptar dhe kthimi i vizitës pak muaj më parë nga kolegu serb, mes dy shefave të qeverive ballkanike ka marrëdhënie më shumë se paqësore. Por përballjet mes Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe homologut të tij Aleksandër Vuçiç nuk kanë marrë fund ende.

    Kjo pasi këtë radhë përballja e tyre do të jetë më 27 gusht, dhe as në Tiranë dhe as në Beograd por në një emision televiziv online.

    Emisioni “Okruzenje” ka konfirmuar një përballje mes dy kryeministrave që do të regjistrohet në Vjenë gjatë samitit që synon zhvillimin e projekteve për Ballkanin, samit që vjen me iniciativë të kancelares gjermane Merkel.

    186274

    Lajmi për përballjen në emisionin serb “Okruzenje” është konfirmuar në faqen online të rrjetit online ku thuhet se Rama dhe Vuçiç do të jenë mysafirë të dy drejtuesve të emisionit Nenad Sebek aktivist i njohur për të drejta e demokraci në Ballkan dhe Zvezdana Kovaç gazetare e njohur nga Mali i Zi.

    Bashkë me ta në studio e rrejtit online ballkanik do të jetë edhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Goran Svilanoviç.

    Nuk është bërë e ditur tema e emisionit por kuptohet që dy kryeministrat do të kenë mundësi të shpalosin pikëpamjet e tyre rrethe samitit të Vjenës dhe marrëdhëniet mes dy vendeve që kanë njohur një ndryshim rrënjësor pas vizitave të ndërsjellta të Ramës e Vuçiç në Tiranë dhe Beograd.

    Kjo do të jetë hera e katërt kur Rama e Vuçiç përballen, por kjo do të jetë hera e parë që do të jenë në një studio televizive për të debatuar me njëri-tjetrin dhe për t’iu përgjigjur edhe pyetjeve të publikut.

    baner_specijalna_emisija

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU