Mbyllet për 2 ditë Universiteti i Shkodrës, studentët e rretheve izolohen nga bora

Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër ka mbyllur dyert dhe ka shtyrë procesin mësimor me dy ditë. Shkak është bërë prania shumë e ulët e studentëve në auditore.

Në një njoftim për mediat, rektoriati i Universitetit të Shkodrës thotë se këto ditë mësimi do të zëvendësohen në datat 3 dhe 10 mars.

Njoftimi i Rektoratit të Universitetit të Shkodrës

Në një mbledhje urgjente të zhvilluar me datë 27.02.2018, ora 10 00 , Rektorati i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, duke u nisur nga prania shumë e ulët e studentëve në auditore, vendosi të shtyjë procesin mësimor për dy ditë, konkretisht për datat 27 dhe 28 shkurt 2018.

Për këto ditë mësimi do të zëvendësohet gjatë ditëve të shtuna, me datë 3 dhe 10 mars 2018.

Njoftohen studentët e masterit të shkencave dhe masterit profesional se provimet do të zhvillohen sipas orarit të shpallur në fakultete.

Rektorati i USH-së

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU