Mbyllet lokali ku u helmuan masivisht dasmorët, ja VIP-at që kanë kënduar aty

Në urgjencën e Elbasanit u paraqitën dhjetëra dasmorë të cilët ishin helmuar nga ushqimi që kishin konsumuar.

Mbrëmjen e së hënës u raportua se bëhej fjalë për 10 persona, por në fakt numri i tyre është 80 persona, 36 prej të cilëve janë shtruar ndërsa të tjerët morën ndihmë ambulatore.

Raportohet se personat e helmuar ishin në tre dasma të ndryshme në të njëjtin lokal. Dasmorët janë helmuar në lokalin Laguna Blu që ndodhet në unazën e këtij qyteti. Pas ngjarjes raportohet se lokali u bllokua nga AKU.

Ndërkaq, po të hedhësh një sy të shpejtë në profilin e Facebook-ut të këtij lokali shohim që ka një eksperiencë disa vjeçare dhe se janë të shumta ceremonitë martesore që janë zhvilluar në ambientet e tij. Madje shpeshherë organizoheshin edhe festa apo party me të ftuar këngëtarë të njohur si Ermal Mamaqi, apo Xhensila Myrtezaj./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU