Mbyllen hetimet për letrën e Brahos: S’ka vepër penale dhe destabilizim

    Mbyllet përfundimisht historia e letrës që Spartak Braho u dërgoi krerëve më të lartë të shtetit për një destabilzim të mundshëm te vendit që mund të shkaktohej nga Doshi dhe Prifti.

    Vendimi nga Prokuroria e Tiranës është marrë pas verifikimeve të kryera për këtë çështje.

    Në prokurori për këtë çështje ishin deputeti Tom Doshi dhe bashkëshortja e Ismailajt, Vojsava Ismailaj, për të cilën pretendohej në letër se ishte kërcënuar me qëllim që ajo të influenconte tek bashkëshorti për të përmendur emrin e kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

    Në polici ishte edhe ish-ministri Prifti, ndërsa që të tre ata pohuan se këto të dhëna të letrës nuk ishin të verteta, sipas Top- Channel. I fundit që u pyet ishte Spartak Braho, i cili nuk konfirmoi para prokurorisë se nga i kishte siguruar këto informacione, ndërsa nuk hodhi dritë mbi asnjë fakt tjetër përpos të dhënave në letër.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU