Mbrojtja e mjedisit, ndryshime në dhënien e lejeve për guroret

Diplomatë dhe ministra i janë bashkuar fushatës kombëtare të mbjelljes së pemëve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Data 23 dhe 24 shkurt që janë konsideruar si ditë simbolike për mbjelljen e pemëve dhe mbrojtjen e mjedisit, ministri Klosi paralajmëroi aksion të emërtuar “Clean and Green” ku të nxirren urdhra të rinj për masat dhe penalitetet ndaj kundravajtësit.

KlosiDuam të bëjmë një operacion të vërtetë “Clean and Green 2020”. E kemi quajtur “Clean and Green 2020” për të pasur mundësinë që në dy vitet e ardhshme të kemi mundësinë për të pasur një Shqipëri të pastër. 

Ndryshime do të ketë në legjislacion edhe përsa i takon kritereve dhe mënyrën e dhënies së lejeve për guroret.

KlosiKemi ngritur një grup pune që ka evidentuar çdo problem që kanë guroret dhe kemi arritur që të bëjmë një material të plotë për sa i përket ndërhyrjeve që duhet të ketë ky sistem i plotë në gjithë territorin e Shqipërisë. 

Ndërsa Ministrat Kumbaro dhe Peleshi folën mbi nismat e tyre së sektorët respektivë që kanë për qëllim nxitjen e turizmit.

PeleshiNëse ne nuk e fitojmë betejën me mbetjet, pastërtinë, me shtimin e gjelbërimit, natyrisht ne nuk mund të jemi realist kur flasim për zhvillimin e turizmit. 

Kumbaro: Kemi shtuar numrin e qendrave historike për t’i rijetëzuar ato në formë ekonomike.

Duke nisur nga muaji mars, sipas vendimit të qeverisë do të ndalohen futja e makinave të vjetra në Shqipëri. Ministri Klosi paralajmëroi edhe një sërë masash të tjera duke iu referuar faktit se vetëm 3 landfille në Shqipëri plotësojnë kriteret si të tillë, nga 95 që janë në total në vendin tonë. Me urdhër të posaçëm, pikat e skrapit do të jenë larg qendrave të banuara ndërsa ashpërsime në ligj do të ketë edhe për subjektet që importojnë qese plastike.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU