Mbrojtja e fortë e Klodianës, është lajmi i vërtetë!

Nga Mero Baze/ 

Ka një ngrehje armësh kundër reagimit të fortë ndaj sulmit mbi shtëpinë e prindërve të gazetares. Arsyeja është një skenë e paqartë krimi, të cilën policia nuk e bën publike. E vetmja gjë që thuhet, është se sulmi ndodhi në orën 3 të mëngjesit dhe polica u lajmërua në orën 7 të mëngjesit, ndërsa lajmi u dha në orën 13 në mesditë.

Ka një version që thotë se prindërit lajmëruan policinë në orën 7, pasi nuk e kuptuan, dhe duket logjike.

Pastaj ka deklarata të familjarëve që thonë se e kuptuam pasi pamë gëzhojat dhe u shqetësuam qysh në orën 3 të natës. Ka një deklaratë tjetër që I referohet gazetares që thotë se prindërit pas sulmit ikën nga xhaxhi dhe në orën 7 njoftuan policinë.

Pra ka një kakofini në ndërtimin e dinamikës së skenës së krimit dhe aludime për pista të tjera, që nuk lidhen me Klodianën.

E gjithë kjo është një çështje që duhet ta zgjidh hetimi.

Reagimi duke supozuar se sulmi është bërë për Klodianën është I drejtë dhe aspak I egzagjeruar. Ai nuk vlen për Klodianën, por më shumë për shoqërinë. Shoqëria jonë ka nevojë të edukohet me paprekshmërinë e gazetarit dhe fjalës së lirë. Shqipëria ka nevojë të edukohet me solidaritet ndaj gazetarëve pamvarësisht qëndrimeve të tyre . Shoqëria ka nevojë të jetë reaktive edhe ndaj dyshimeve se është qëlluar për shkak të gazetares.

Nuk ka asnjë të keqe shoqëria shqiptare nga tepërimi për të mbrojtur një terror të mundshëm ndaj një familje për shkak të punës së vajzës së tyre. Është mirë që shoqëria shqiptare ka mbritur në këtë pikë.

Vite më parë ka qenë ndryshe. Sali Berisha e ndante opinionin në pro dhe kundra gazetarëve që bëhehsin viktima të dhunës së tij. Kur një biznesmen dhe tre badigardë të tij që pozonin gjithë ditën me Liri Berishën më sulmuan mua dhe dy kolegë të mij në një kafe, pse kishim zbardhur privatizimin korruptiv të ARMO, gjysëm ore pas emisionit të trasmetuar në Tv, pushteti ndërhyri brutalisht në çdo qelizë të shqoërisë për të ndarë opinionin pro dhe kudnër dhunës ndaj nesh. Pati shoqatë gazetarësh fantazëm, udhëhequr nga Aleksandër Frangaj që bën deklaratë dhe justifikuan dhunën. Pati biznesmenë si Nikolin Jaka dhe Hajredin Fratari që bën deklarata në emër të shoqatave të biznesit duke mbrojtur dhunën ndaj nesh. Avokatët fabrikuan prova për të mbrojtur biznesmenin dhe badigardët, duke e kthyer Petrit Çomon, gjyqtarin e çështjes, në një qënie qesharake, që hidhte poshtë dëshmitë e policisë dhe dëshmitë tona dhe konsideronte dëshmi një letër anonime. Ky tipi është akoma gjyqtar dhe atë vit ju shtua pasuria.

Një gazetar I një Tv News, I cili merrte ca tollona nafte nga biznesmeni, nxirrte titra se ne e kishim rrahur biznesmenin. Biles dhe disa gazetare kronike që kishin pronarët mik me biznesmenin, përpiqeshin të hapnin lajme, se ne ishim tërhequr nga padia kundër tij, për të mos përmendur pastaj psikopatë si E. Ypi që përshkruanin dhe skenën se si duhesha vrarë.

Por opinion publik gazetarët dhe organizatat ndërkombëtare ishin me ne, përballë tyre. Ngjarje të tilla tregojnë se sa është inkriminuar shoqëria.

Kjo kohë ka vdekur dhe është shumë mirë. Asnjë tepërim nuk ka se mbrohet Klodiana. Duhet mbrojtur deri në fund, derisa hetimet të kapin autorin dhe ta vënë para drejtësisë. Dhe në mos qoftë për Klodianën, le të dënohet si kriminelë, por shoqëria nuk ka humbur asgjë. Shoqëria duhet të edukohet për vijat e kuqe për lirinë e shtypit dhe drejtësia të bëj punën e saj, nëse ngjarja nuk ka lidhje me shtypin. E rëndësishme është që ka ardhur një kohë, që shoqëria është e bashkuar kundër dhunës ndaj një gazetareje dhe ka vdekur ajo kohë, kur dhunuesi I gazetarëve vinte në rreshtë shoqërinë pro dhe kundër krimit. Mbrojtja e fortë e Klodianës është lajm I vërtet për Shqipërinë. Koha kur mbrohej edhe krimineli ka perënduar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU