Mbrojtësi i Rusisë: Ramos më tregoi si ndalet Salah

Kur jemi edhe pak ditë para Botërorit mbrojtësi rus Ilia Kutepov ka goditur jo pak me deklaratat e tij.

Duke parë se në grup Rusia do të ketë kundërshtarë si Uruguain dhe Egjiptin ai tashmë thotë se e ka gati ‘recetën’ për të ndalur dy yjet e skuadrave respektive si Suarez dhe Salah. “Çfarë, a kam frikë nga Luis Suarezi?

Sigurisht që jo. Nëse do të më duhet, do ta kafshoj unë”. Ai nuk u ndal këtu pasi kishte edhe një plan për Salah. I pyetur nëse kishte frikë përballjen me egjiptianin ai u pëergjigj: “Jo. Serxho Ramos na tregoi një mënyrë për ta ndalur.

Nuk do të them se u trishtova kur Salah u dëmtua në finale, por i uroj një riaftësim të shpejtë. Do të isha i kënaqur nëse ai do luante në Botëror. Kur luan përballë një gjeniu si ai, përmirësohesh”. (BalkanWeb) (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU