Mbreti i Jordanisë në Tiranë: Lufta ndaj terrorizmit, sfida e përbashkët

    Mbreti i Jordanisë, Abdullah II me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka mbërritur në Tiranë dhe po zhvillon ditën e sotme një vizitë zyrtare.

    Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin shqiptar, Mbreti Abdullah II është takuar me Presidentin Nishani, ku të dy liderët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.

    Në fjalën e tij, Nishani ka vlerësuar bashkëpunimet në disa fusha që Shqipëria ka me Jordaninë, duke theksuar se ky bashkëpunim do të vijojë të rritet edhe në drejtime të tjera.

    “Vlerësoj si mjaft pozitiv bashkëpunimin me Jordaninë. Ky bashkëpunim do të ndikojë në konsolidimin e marrdhënieve të dy vendeve dhe do të rrisë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera.”  tha Nishani.

    Edhe mbreti i Jordanisë u shpreh se i vlerëson bashkëpunimet e shumta midis dy vendeve. Mbreti i Jordanisë ka theksuar se bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit ka qenë një nga temat e cila është diskutuar në këtë takim.

    “Ne kemi bashkëpunime të  shumta veçanërisht në fushën ekonomike. Në fokus përmirësimi i marrdhënieve midis dy vendeve. Si një vend mysliman shqipëria luan një ral të rëndësishëm në këtë luftë”, ka theksuar mbreti i Jordanisë.

    Më tej gjatë fjalës së tij, mbreti i Jordanisë ka vlerësuar edhe bashkjetesën fetare që ekziston në shqipërisi.

    “Shqipëria është një vend ku bashkëjetesa fetare është shumë e mirë. Ne e vlerësojmë dhe u përgëzojmë për këtë”, tha si.

    Në fund të fjalës, Abdullah II u ka bërë ftesë presidenti Nishani dhe kryeministrit Rama që të vizitojnë vendin e Jordaninë.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU