Mbretëresha e pornos: 5 këshilla si mund të kënaqni një femër në shtrat!

E cilësuar si Mbretëresha e pornos, Jena Jameson pas një karrierë të suksesshme në filmat për të rritur (1993-2008), tash u jep këshilla meshkujve. 43-vjeçarja ka vendosur t’u tregojë meshkujve gjithçka që duhet të dinë për të përmirësuar jetën seksuale të femrave.

1. Komplimentet

Çdo ditë thoni të dashurës suaj se ajo ka vithe të shkëlqyera. Po! Edhe pse kjo tingëllon e thjeshtë është shumë e rëndësishme. Ajo ndryshoi jetën time. Kur unë shkoj lakuriq në banesë, burri im menjëherë më thotë: “Oh, Zot, je e pabesueshme”, dhe kjo më bën shumë më të sigurt gjatë seksit, sepse unë ndjehem më e lirë. Më e rëndësishmja nga të gjitha është që gruaja të ndjehet e bukur, seksi dhe e dëshirueshme, thotë ajo.

2. Asnjëherë mos flisni për ish të dashurat
Asnjëherë..! Edhe në qoftë se ju mendoni se po i përmendni gabimet e saja, thjeshtë harrojeni. Fakti që juve ju kujtohet ish-e dashura neve na zemëron. Shmangeni atë me çdo çmim. Në qoftë se ajo përpiqet të bisedojë, me mençuri heshtni. Bllokojeni këtë temë pasi gjysma e tyre po ju teston.

3. Mos shpejtoni në seks
Edhe pse jeni të eksituar dhe doni që menjëherë t’i hyni punës, mos e bëni. Zvarrite derisa ajo të lutet. Është shumë e rëndësishme, gratë e dinë se si të vlerësojnë. Kur njihni një femër mos shkoni drejt e në seks. Tregoni se ju dini se si të mbani veten nën kontroll dhe dini ta vlerësoni atë. Edhe pse shumë njerëz gjatë vonesës çmenden, por paguhen.

4. Diskutoni gjatë raportit seksual
Gjatë marrëdhënieve seksuale, bisedoni. Pëshpëriteni është e mahnitshme dhe e bukur. Tregoji asaj se ajo është më e mirë se sa keni imagjinuar. Vajzat e duan këtë mënyrë!

5. Flini së bashku
Mos bisedoni për punën dhe për atë që ju pret nesër. Vetëm relaksohuni. Harrojeni botën, vetëm përqafoheni dhe ëndërroni së bashku.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU