Mbledhja e qeverisë, Rama rendit sfidat e 2019: Punësimi, shërbimet publike, studentët

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga mbledhja e qeverisë në Elbasan. Përmes një statusi në twitter, kreu i qeverisë thotë se në fokus të diskutimeve ka qenë rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase për vitin 20019

Masat e reja antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i studentëve me mesatare 9-10, ishin disa nga pikat e diskutuara.

“Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor. Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase;përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike;masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10”, shkruan Rama

Kryeministri mblodhi sot në Elbasan ministrat e shkarkuar dhe ministrat e sapoemëruar.

Në foton e publikuar nga Rama, krah tij është zv.kryeministri Erion Braçe, numri dy i qeverisë

Në takim ishin të pranishëm edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Javanews/a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU