Ka vdekur në moshën 26 vjeçare reperi amerikan, Mac Miller nga mbidoza, raporton TMZ.
Sipas këtyre raporteve thuhet se trupi i reperit është gjetur në shtëpinë e tij në San Fernando Valley, jashtë Los Angelesit gjatë mesditës të së premtes, transmeton Koha.net.
Ai u deklarua i vdekur në vendngjarje nga mjekët, sipas një raporti të TMZ-së.
Besohet se ai vdiq nga një mbidozë e drogës.Miller, emri i vërtetë i të cilit është Malcolm James McCormick, përreth dy vjet ishte në lidhje me këngëtaren Ariana Grande, me të cilën ishte ndarë në maj. (b.an)