Mbi 5 mijë nxënësit e Vlorës përfitojnë tekste shkollore falas

Rreth 4563 nxënës nga klasa e parë në të katërt, në bashkinë e Vlorës janë pajisur deri më sot me libra falas, për vitin e ri shkollor 2018-2019.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, konfirmoi sot për ATSH-në se “referuar shifrave të Drejtorisë Arsimore Vlorë po vijon në bashkinë e Vlorës shpërndarja e librave falas për 5029 nxënësit nga klasa e parë në të katërt”.

Sipas tij, deri në fillim të shkollës do të përfundojë i gjithë procesi i shpërndarjes së librave.

“Në të gjitha shkollat e bashkisë Vlorë nuk ka mangësi në tekstet shkollore”, shtoi Mamaj.

Në të gjithë vendin po zbatohet nisma e qeverisë për shpërndarjen e librave falas, e cila lehtëson financat dhe buxhetin e shumë familjeve, por siguron edhe arsim gjithëpërfshirës. Kjo nismë do të vijojë deri ditën kur fillon viti i ri shkollor 2018-2019.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU