Mbi 300 të vrarë, lufta mes Altin Dardhës e “Burhanëve”, eliminimi i tyre dhe vrasja e komisar Malushit

Speciale JavaNews/ Arrestimi në Itali i shtetasit Gëzim Kasemi, pjesëtar i bandës famëkeqe të Altin Dardhës ka risjellë edhe njëherë në fokus krimet e rënda të grupimit në vitete 1997-1999 në qytetin e Beratit. Flitet se lufta mes bandës së Altin Dardhës dhe grupimeve të tjera ka sjellë 300 viktima në Berat në vitet 1997-1998. Vetë kapoja i bandës ka pranuar se ai ka vrarë 60 persona. Pëprlasjen më të egër Altin Dardha e ka pasur me bandën e Burhan Tomorit, të cilin e ka ekzekutuar me mbi 150 plumba mitralozi në një lokal në Berat, ku u vranë aksidentalisht edhe 3 persona të tjerë shkruan JavaNews. Pikërisht për këtë vrasje është dënuar edhe shtetasi Gëzim Kasemi, i cili u ndalua në Itali.

Detajet e asaj ngjarjeje të rëndë janë treguar në sallën e gjyqit edhe nga një punonjës policie, inspektor zone i cili tregon se aso kohe u mor peng edhe një efektiv si dhe u vra pa shkak një tjetër person gjatë arratisë së Altin Dardhës dhe personave të tjerë.

Përpara gjykatës, dëshmitari ka treguar se në datën 25 shkurt të vitit 1998 në afersi të një lokali pranë stadiumit “Tomorri”, një me shume se 100 metra larg Komisariatit te Beratit, ishte ekzekutuar shtetasi Burhan Tomori.

“Une kam qene inspektor zone. Kur ka ndodhur ngjarja, kam degjuar te shtena dhe jam nisur me nje makine te policise rrugore. Kemi ndjekur nga mbas autoret, te cilat kane qene tre ose kater veta”, ka deklaruar efektivi Musabelliu para disa vitesh në gjykatë. Me pas ai ka treguar se mbi viktimen eshte qelluar mbi 150-here me nje mitraloz te lehte, ndersa ishin vrare aksidentalisht edhe tre persona te tjere. Me pas ata ishin vene ne dijeni, se nje prej autoreve ishte vene ne pranga, per kete fakt keta ishin larguar. Sipas deshmitarit ai vete ishte plagosur, ndersa pas kesaj ngjarjeje ishte vrare shtetasi Sali Kumani, ne lagjen “Uznove” shkruan JavaNews.

Nga hetimet e kryera nga prokuroria, ka rezultuar se i pandehuri Gezim Kasemi ne bashkepunim me shtetasin Agron Balliu dhe “koken” e bandes Altin Dardhen, kane organizuar nje atentat per ekzekutimin e nje prej kapove kryesore te Beratit gjate trazirave te vitit 1997, shtetasin Burhan Tomori. Burhani dyshohet te kishte vrare disa muaj me pare babane e Altin Dardhes, dhe ky i fundit vendosi te hakmerrej. Dardha, se bashku me shokun e tij Altin Isufi, dhe tashme dy te denuarit Agron Bilalin dhe Gezim Kasemin, kane gjetur Burhanin ne nje lokal, dhe kane qelluar mbi te. Nga hetimet e prokurorise ka rezultuar se gjate largimit ne drejtim te Skraparit, Dardha ka qelluar pa shkak mbi shtetasin Sali Kumani, ne lagjen “Uznove”, duke e lene te vdekur. Me pas, ai i ka rrembyer makinen fuoristrade te tipit “Toyota” e cila ishte ne pronesi te shtetasit Riza Qosa. Disa kilometra me tej, Dardha ka marre peng inspektorin e policise, Ferdinand Kalemi se bashku me mjetin e tij te policise.

Si nisi lufta mes bandave

Altin Dardha ne vitin 1997, ishte nje prej personazheve me te frikshem te krimit në Berat. A. Dardha u vendos në qender te konfliktit qe shkaktoi me shume se 300 te vrare ne Berat gjate vitit 1997 jo vetem si pjese e krimit, por edhe sepse ai per shkak se ne vitin 1993 mori pjese ne vrasjen e vellait te Burhan Tomorit, banor i lagjes “Vakef” dhe ne 6 korrik 1997 organizoi vrasjen brutale dhe masakrimin deri ne ndarjen ne copa copa te vellait te madh Shefqet Tomori, ngjarje e cila degjeneroi ne shpalljen e luftes mes Altin Dardhes dhe Burhan Tomorit.Gjate vitit 1997 konflikti mes te dyve ndau Beratin ne dy pjese, sidomos pasi djemt e lagjes “Vakef” te te nofkuar tashme si banda e Burhan Tomorit qelluan dhe vrane Shkelqim Dardhen, te atin e Altinit, qe punonte si kambist ne vendin e quajtur “Axhensia” prane lokalit te Beshir Tomorit , djalit te xhaxhait te Burhan Tomorit i cili ishte shok i vjeter me Shkelqimin dhe qe te dy nuk kishin lidhje me asnje nga ngjarjet e zhvilluara mes Burhanit dhe Altinit. Altin Dardha dhe banda e tij akuzohen te kene kryer shumicen e vrasjeve te vitit 1997 ne Berat dhe rrethinat e tij.

Shkaterrimi i bandës famëkeqe të Altin Dardhës dhe vrasja e komisarit

Altin Dardha konsiderohej si nje killer me gjak te ftohte, dhe hakmarrjen ndaj vellezerve Tomorri ne Berat, e organizoi per shkak se i kishin vrare babane e tij ne qender te Beratit, duke punuar si kambist. Operacioni i ndjekjes se Dardhes, eshte drejtuar nga ish-komisari i Beratit, tashme i vrare Gani Malushi. Komisar Malushi me efektivat e tij, arriti te shpartallonte “banden e Dardhes” duke kapur te gjalle pas nje shkembimi te forte zjarri, shtetasit Agron Bilali dhe Gezim Kasemin, nderkohe qe Altin Isufi mbeti i vrare. Ndersa, ne ate aksion te policise Altin Dardha mundi te cante rrethimin, por mbeti i vrare pas tre ditesh ne qytetin grek te Janines, prej kucovarit Arjan Paja. Nderkohe, dy shoket e tij Gezim Kasemi dhe Agron Bilali u lane te lire nga gjykata ne vitin 1999, per t’u denuar ne vitin 2001 po nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane./JavaNews.al/A. Malasi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU