Mbërriti si refugjat me anije në Itali, tani shqiptari kryeson garën për Bashkinë e Parmës

Gazeta italiane “La Reppublica” i ka kushtuar një artikull të gjatë 44-vjeçarit shqiptar, Gentian Alimadhi i cili synon të bëhet kryetar bashkie në qytetin e Parmës në Itali. Nëse do të arrinte këtë objektiv, Gentian Alimadhi do të ishte i pari kryetar bashkie emigrant shqiptar në Parma.

Alimadhi është kandidat në zgjedhjet paraprake brenda qendrës së majte, me synim për të dalë kandidat në zgjedhjet komunale të vitit të ardhshëm.

44-vjeçari i lindur në Fier është qytetar italian prej 6 vitesh, i martuar, baba i dy fëmijëve, me profesion avokat penalist, ndërsa si shumë shqiptarë ka mbërritur si emigrant klandestin me anije në Itali.

“I lindur në Fier të Shqipërisë, Gentiani jeton në Parma prej 24 vitesh dhe si shumë shqiptarë shkoi në Itali me një nga anijet që zbarkuan në Puglia në vitin 1993. Aty është diplomuar më pas si avokat si dhe ka pasur eksperiencat e tij të para profesionale. Që nga viti 2010-të, ai gëzon edhe shtetësinë italiane”, shkruan Reppublica.

Vitet e tij të para në Itali, siç thotë gazeta italiane ishin mjaft të vështira. “Ditën punonte në fabrikë, ndërsa natën studionte për tu diplomuar si avokat”.

Ai njihet edhe si animatori i parë i komunitetit shqiptar në Parma, si president i shoqatës “Skëndërbeu” mori në vitin 2011-të çmimin “Sant’Ilario”, ndër çmimet më të larta të këtij qyteti, sqaron Reppublica.

Krahasuar me kandidatet e tjerë në garën paraprake, shqiptari Gentian Alimadhi duket me i favorizuar, jo vetëm nga komuniteti shqiptar në Parma, që numëron rreth 8000 persona, por edhe shumë qytetarë italianë.
BW/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU