Mbappe: Dua që Topin e Artë ta fitojë Neymar

Kylian Mbappe dëshiron që Neymar ta fitojë Topin e Artë

Ylli i ri i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka befasuar të gjithë. Ai ka thënë se nuk synon ta fitoj Topin e Artë. Reprezentuesi i Francës ka thënë se në këtë drejtim do ta ndihmoj shokun e ri të skuadrës, Neymarin.

“A synoni ta fitoni Topin e Artë? Jo, nuk është qëllimi im. Unë kam një shok si Neymar, i cili mund ta marrë Topin e Artë dhe unë do të bëj çmos për ta ndihmuar në këtë drejtim. Kjo do të më bënte të lumtur”, ka deklaruar Mbappe për Le Parisien, përcjell Express.

Por, ish anëtari i Monacosn synon që të fitojë gjithçka me Paris Saint-Germain, përcjell Express. “PSG është një klub shumë ambicioz: Nuk ka dyshim që ne duam të fitojmë të gjitha garat”, ka theksuar Mbappe. /Express/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU