Mbahej peng prej 4 ditësh, shpëtohet nga Forcat Speciale, prangoset pengmarrësi

Policia e Shtetit ka arritur të shpëtojë një person në Nikel te Fushë- Krujës, i cili mbahej peng prej 4 ditësh për qëllime përfitimi. Operacioni i forcave speciale për shpëtimin e pengut është bërë pa pasoja. Ndërkohë që është arrestuar një nga pengmarrësit ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia e Shtetit

Operacion i koduar “Plugu”

Operacioni për lirimin e një shtetasi që mbahej peng prej disa ditësh nga 2 persona, për motive përfitimi material.

Operacioni është organizuar dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Departamentin e Policisë Kriminale.

Operacioni është finalizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas perdorimit të metodave speciale te hetimit, u finalizua  operacioni policor “Plugu”.

Si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasit  E. M.,24 vjeç, banues në Nikel, Fushë Krujë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH.

Të dy këta shtetas prej 4 ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja gjatë operacionit policor.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim.

Materialet në ngarkim të autorëve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

/a.meta

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU