MB gjen fajtorët për sulmin në Kumanovë: Po kërkojmë terroristë

    Më në fund, pasi u vranë 5 shqiptarë, mes të cilëve edhe një vajzë 8 vjeçare, Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedobni ka gjetur një version zyrtar për ta bërë publik në lidhje me aksionin e armatosur që po kryen në Kumanovë.

    Në një dalje për mediat zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski tha se aksioni ka të bëjë me identifikimin dhe shkatërrimin e një grupi terroristësh që kishin planifikuar edhe një sulm ndaj institucioneve shtetërore.

    Megjithatë Kotevski nuk ka sqaruar se vajza 8 vjesulm ndaj institucioneve shtetërore. Sipas tij, MPB ka pasur informacionet se  një grup persona të armatosur kanë depërtuar nga një shtet fqinj dhe janë fshehur te disa mbështetës të tyre nëpër shtëpi.

    Por Kotevski nuk ka sqaruar se vajza 8 vjeçare e cila u vra nga të shtënat të ketë qenë pjesë e grupit terrorist që pretendohet se do të sulmonte godinat qeveritare.

    “Pasi që morëm informata nga terreni, sot në mëngjes filloi aksioni për të zhbërë një grup më të madh terroristësh të cilët kanë pasur në plan të sulmojnë institucionet e shtetit. Bëhet fjalë për një grup mirë të trajnuar për luftë në kështu kushtesh. MPB ka formuar shtab për udhëheqje të aksionit në Kumanovë. Sot në ora 5 të mëngjesit grupi i armatosur është përleshur me policinë dhe policia ka reaguar. Aktivitetet ende po zhvillohen në terren. Për shkak të terrenit specifik ku ka rrugica të ngushta, policia shkon përpara në mënyrë taktike dhe bën bastisje të të gjithë objekteve” tha Kotevski, duke mos dhënë detaje për të lënduarit as polic e as civil.

    Redaksia Online

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU