Sot në orën 11:00 fillon provimi i dytë për maturantëtë. Pas provimit të parë të gjuhës së huaj, anglisht, sot në orën 11:00-12:30 do të zhvillohet provimi i Gjuhë-Letërsisë.
Të gjithë maturantët në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë do të zhvillojnë provimin e Gjuhë-Letërsisë.
MAS ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e provimit në të gjithë republikën.
Provimet e maturës vlejnë më tej për konkursin e universitetit, që edhe pas reformës në Arsimin e Lartë, vlen matura si shumatore pikësh.