Një ditë pas grabitjes spektakolare në Rinas ku u grabitën rreth 2.7 milionë euro, para të një banke, një tjetër ngjajre ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e të premtes.
Një supermarket u grabit nga persona të armatosur dhe me maska. Sipas të dhënave autorët arritën të marrin xhiron ditore.
Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji” në kryeqytet. Grabitja u krye nga dy persona të cilët pasi kanë marrë një shumë mometare janë larguar me shpejtësi.
Mësohet se ata janë larguar me biçikleta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërkohë janë ngritur postblloqe në zonë./a.m.